Zhvillohet seanca e stërvitore e Kombëtares para ndeshjes miqësore Izraelit, lojtarët ndahen në grupe

Zhvillohet seanca e stërvitore e Kombëtares para ndeshjes miqësore Izraelit, lojtarët ndahen në grupe

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, një ditë përpara ndeshjes miqësore ndaj Izraelit. Takimi do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:00. Atmosfera në kampin kuqezi është paraqitur mjaft e mirë, teksa lojtarët kanë vijuar përgatitjet nën drejtimin e stafit teknik. Në momentet e para të stërvitjes, futbollistët janë ndarë në grupe të vogla, siç ndodh zakonisht në seancat e hapura për mediat. Mes lojtarëve që qëndruan së bashku u panë Armando Broja dhe Anis Mehmeti, të cilët aktivizohen në futbollin anglez. Ndërkohë, Kristian Shpendi dhe Luis Hasa, që luajnë në Itali, zhvilluan ushtrimet pranë njëri-tjetrit. Në një grup tjetër ishin edhe futbollistët shqiptarë që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Naser Aliji, Mirlind Daku dhe Taulant...