Zbulohet debati i zjarrtë mes Otamendi dhe Rodri në kaosin e fundit të finales Spanjë-Argjentinë

Zbulohet debati i zjarrtë mes Otamendi dhe Rodri në kaosin e fundit të finales Spanjë-Argjentinë

“Fillo të flasësh më pak, shok, sepse keni kaluar gjithë javën duke qarë. Gjithë javën duke qarë. Ti dhe Laporte. Të dy. Nuk bëhet kështu”. “DAZN Spanja” publikoi një fragment videoje me titra, ku zbulohet ajo që Nicolás Otamendi i tha Rodrit pas vërshëllimës së fundit të finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e fituar nga “La Roja” falë një goli të Ferran Torres në minutën e parë të pjesës së dytë të kohës shtesë. Otamendi më pas vazhdoi: “E keni kaluar kohën duke qarë dhe duke u ankuar për arbitrat, shok. Nuk duhej të kishe folur para ndeshjes, e di? Nuk e pe çfarë thatë këtë javë? Nuk është mirë. Ankoheshit për arbitrat, shok”. Rodri u përgjigj: “Për çfarë? Për çfarë?...