Wolff mesazh Antonelli e Russell: Nëse përplasen si Hamilton e Rosberg në vitin 2016 do t’i pushoj të dy nga puna

Wolff mesazh Antonelli e Russell: Nëse përplasen si Hamilton e Rosberg në vitin 2016 do t’i pushoj të dy nga puna

Dominimi i Mercedes këtë sezon në Formula 1 duket i fortë. Tre gara dhe po aq fitore, me Kimi Antonelli që kryeson kampionatin përpara shokut të tij të skuadrës George Russell. Megjithatë, Toto Wolff e di mirë se rivaliteti midis shokëve të ekipit mund të shpërthejë papritur dhe në mënyrat më të këqija të mundshme. Dhjetë vjet më parë, drejtori i ekipit e përjetoi këtë situatë gjatë duelit mes Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg. I acaruar nga mosmarrëveshjet e brendshme, pavarësisht fitoreve të përsëritura, ai miratoi një zgjidhje drastike: kërcënoi të pushonte nga puna pilotët e tij. Ai e zbuloi këtë gjatë një interviste me “The Athletic”. Asokohe historia nisi me garën e Spanjës, me Rosberg dhe Hamilton që përfunduan duke eliminuar njëri-tjetrin pas një...