Vila e blerë me paratë e pista të Escobarit? Sekuestrohet rezidenca e René Higuita
10 Korrik 2026 14:47 Alfred Lleshi Stuhi e re gjyqësore për ish-portierin legjendar të kombëtares së Kolumbisë, René Higuita. Një gjykatë vendase ka urdhëruar sekuestrimin e vilës së tij luksoze në Medellín, duke dyshuar se prona ishte blerë fillimisht me të ardhura të paligjshme të kartelit të Pablo Escobarit, përpara se t’i shitej ish-futbollistit në vitin 1992. I njohur nga të gjithë me nofkën “El Loco”, 59-vjeçari, ish-idhull i Atlético Nacional, kishte përfunduar nën hetim nga Prokuroria që në vitin 2014. Hetimet u hapën për të sqaruar origjinën e pronës, e cila ndodhet në lagjen ekskluzive “El Poblado”, dikur një nga qendrat kryesore të aktivitetit të kartelit të Pablo Escobarit, i vrarë nga forcat e rendit në vitin 1993. Higuita reagoi menjëherë përmes një deklarate...
Burimi:
telesport.al