VIDEO/ Elseid Hysaj nuk mban dot veten nga të qeshurat! Tifozi i Shqipërisë heq atleten për të goditur lojtarin e Izraelit

VIDEO/ Elseid Hysaj nuk mban dot veten nga të qeshurat! Tifozi i Shqipërisë heq atleten për të goditur lojtarin e Izraelit

Shqipëria nuk ia doli dot kundër Izraelit teksa humbi në shifrat 0-1. Kjo ishte ndeshja e parë e Maran, por që nuk shkoi aspak ashtu sic pritej. Menjëherë pas golit të shënuar, lojtari izraelit shkoi tek tifozët e Shqipërisë duke i kërkuar që të pushojnë: “Heshtni”. Aty situata u tensionua me Hysajn dhe Hoxhën që ndërhynë për të kthyer krenarinë në vend. Por ajo që ishte e bukur ishte fakti se në momentin e përplasjes, një prej tifozëve të Shqipërisë kishte hequr atletet nga këmbët për të goditur lojtarin e Izraelit nga nervat. Dhe Elsi Hysaj u kujdes që atletet të shkonin në vend, duke mos e mbajtur dot veten nga të qeshurat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/?