Usyk gati të ndihmojë Joshua të mposhtë Tyson Fury: Dikur ishim rivalë, tani jemi miq

Usyk gati të ndihmojë Joshua të mposhtë Tyson Fury: Dikur ishim rivalë, tani jemi miq

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, i cili vetë humbi dy herë ndaj Oleksandr Usyk, kohët e fundit i është bashkuar në Kiev ekipit të stërvitjes së ukrainasit. Usyk e ka mirëpritur Joshuan në ekipin e tij. “Ne ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne ndihmojmë, punojmë dhe bëjmë shaka. Është një kohë e mrekullueshme. Më parë ishim rivalë, kundërshtarë, tani jemi miq“, tha Usyk. Përveç Joshua, ukrainasi ka mposhtur dy herë edhe Tyson Fury, që së fundi ka ftuar Joshua në duel, në një derbi britanik. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por Usyk mendon se kjo sfidë do të zhvillohet në të ardhmen. “Mendoj se AJ do të duelojë”, tha Usyk, që mund të jetë edhe në krahun e Joshua për sfidën...