“UEFA Grow Market Research”, Kupa dhe futbolli i femrave interes në rritje

“UEFA Grow Market Research”, Kupa dhe futbolli i femrave interes në rritje

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, ka publikuar gjetjet e raportit “UEFA Grow Market Research”, një studim i realizuar nga agjencia Nielsen, i cili ofron një pasqyrë të qartë mbi perceptimin, interesin dhe nivelin e ndjekjes së kampionateve vendase në Shqipëri. Raporti shërben si një bazë e rëndësishme për të kuptuar më mirë pritshmëritë e publikut, sfidat aktuale dhe drejtimet ku duhet të fokusohet puna për rritjen e cilësisë, atraktivitetit dhe ndjekjes së futbollit vendas. Kupa e Shqipërisë, sinjal pozitiv për interesin e publikut. Një nga gjetjet më pozitive lidhet me Kupën e Shqipërisë, ku interesi i publikut ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 54%, nga 38% që ishte në vitin 2016. Kjo shifër e vendos këtë kompeticion mbi mesataren europiane...