UEFA dhe FIFA vijojnë përplasjen, Ceferin synon t’i nxjerrë Infantinos një kandidat që do ta rrëzojë
Adriatik BALLA UEFA kërcënoi javën e shkuar se do të bojkotonte Kupën e Botës për meshkuj dhe femra nëse presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, do të vazhdonte me planin për shitjen e aksioneve të pakicës në turnetë e Kupës së Botës përmes një skeme investimi privat. Propozimi i Infantinos synonte të siguronte mbi 20 miliardë dollarë investime private përmes një kompanie të re të quajtur FIFA Forëard Enterprise. Kompania amerikane Thrive Capital pritej të udhëhiqte grupin e investitorëve. Ajo është në pronësi të Joshua Kushner, vëllait të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, gjë që shkaktoi edhe më shumë polemika rreth projektit. Pas kundërshtimeve masive nga bota e futbollit dhe refuzimit të konfederatave kontinentale për ta mbështetur planin, FIFA njoftoi të shtunën se...
Burimi:
sot.com.al