Cucurella prezantohet te Real Madrid: Një krenari, dua të fitoj Champions League këtu
25 Gusht 2026 11:10 Telesport Vazhdon prezantimi i lojtarëve të rinj te Real Madrid Këtë herë ishte radha e Marc Cucurella, i cili u prit zyrtarisht si lojtar i ri në një ceremoni private. Mbrojtësi spanjoll nënshkroi një kontratë që do ta mbajë atë te Real Madrid deri në qershor 2032. “Është një krenari, një ditë e veçantë. Vera ka qenë e gjatë, por është një nder të vesh këtë fanellë, atë të klubit më të mirë në botë. Shpresoj që ky të jetë një kapitull i shkëlqyer në karrierën time dhe që të mund të fitojmë shumë trofe”, tha Cucurella. Ish-lojtari i Chelsea vendosi më pas qëllimin e tij më prestigjioz: “Shpresoj të jem mjaftueshëm me fat që të kem sezone të shkëlqyera dhe...
Burimi:
telesport.al