UEFA Champions League/ Egnatia barazon ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në sfidën e kthimit

UEFA Champions League/ Egnatia barazon ndaj Celjes, kualifikimi vendoset në sfidën e kthimit

Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Champions League, në nje sfidë mjaft emocionuese dhe të luftuar, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Slloveni. Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Egnatia Arena”, i mbushur plot nga tifozët e skuadrës shqiptare, nisi në mënyrën më të mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 7-të falë një autogoli të shkaktuar nga presioni i Eneo Bitrit. Mbrojtësi goditi me kokë, ndërsa topi u devijua nga një lojtar i Celjes dhe përfundoi në rrjetë. Egnatia zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë, duke krijuar disa raste të rrezikshme për të dyfishuar shifrat, por pa arritur të konkretizojë. Kur...