“Ti nuk je Neymar”, në Francë kritikojnë Mbappe-në: Bëj atë që të bën unik (video)

“Ti nuk je Neymar”, në Francë kritikojnë Mbappe-në: Bëj atë që të bën unik (video)

9 Qershor 2026 17:27 Telesport Franca fitoi 3-1 ndaj Irlandës së Veriut në miqësoren e fundit para fillimit të Botërorit. Ylli i ndeshjes ishte Michael Olise, i cili shënoi të tre golat. Kylian Mbappe mori kritika të shumta, për shkak të rasteve të pastra të hmbua dhe mbi të gjitha për mënyrën e tij të lojës. Ish-mesfushori me tipare sulmuese i Francës, tashmë në rolin e analistit, Johan Micoud, ka kritikuar Mbappe-në për stilin e tij të lojës, ku sipas tij duket se po mundohet të kopjojë Neymar-in. “Dikush duhet t’i thotë Mbappe-së që ai nuk është Neymar. Ndoshta njerëzit nuk guxojnë t’ia thonë, por ai është një lojtar që luan në hapësira dhe jo të kthehet pas për të marrë topin. Nuk duhet të...