Thuram shfaq pankartën anti-Milan me figurën e miut, rikthehet referenca ndaj Ambrosinit
18 Maj 2026 7:28 Alfred Lleshi Marcus Thuram konfirmohet si një nga protagonistët kryesorë të festës së Interit. Këtë herë, me një pankartë anti-Milan që rrezikon të hapë polemika. Gjatë paradës me autobusin e hapur në rrugët e Milanos, sulmuesi zikaltër mori nga tifozët një pankartë me një vizatim shumë të veçantë. Në të ishte paraqitur një mi i madh mbi një sfond kuqezi, si tallje ndaj rivalëve ndërqytetas. Pas disa sekondash, Thuram e mbylli pankartën dhe ua ktheu sërish tifozëve. Në itinerarin nga “San Siro” drejt “Piazza Duomo”, për Thuram u shfaq edhe një tjetër pankartë, kësaj here shumë më e drejtpërdrejtë: “I derby mettiteli…”, referencë ndaj fitoreve të Milanit në derbet e këtij sezoni. Një episod që kujton atë të Massimo Ambrosinit në vitin...
Burimi:
telesport.al