Thuajse e kryer/ Barcelona ‘rrëmben’ dhëndrin e Kosovës që u la jashtë nga Gjermania në Botëror

Thuajse e kryer/ Barcelona ‘rrëmben’ dhëndrin e Kosovës që u la jashtë nga Gjermania në Botëror

Barcelona ka bërë një hap të rëndësishëm në merkaton e verës, duke paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.Sipas gazetarit Gerard Romero, negociatat mes dy klubeve po avancojnë me ritme të shpejta dhe oferta e klubit katalanas tashmë ndodhet në tavolinën e drejtuesve të Dortmundit. Edhe pse detajet financiare nuk janë bërë ende publike, bisedimet thuhet se kanë hyrë në fazën përfundimtare.Një faktor i rëndësishëm në favor të Barcelonës është dëshira e vetë lojtarit. Adeyemi raportohet se e ka vendosur Camp Nou si destinacionin e tij të preferuar, duke refuzuar të konsiderojë opsione të tjera.Situata kontraktuale e 24-vjeçarit gjithashtu favorizon katalanasit. Sulmuesi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën me Borussia Dortmundin, çka mund ta shtyjë klubin gjerman ta...