Sylvinho largohet nga Kombëtarja

Sylvinho largohet nga Kombëtarja

Sylvinho nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Lajmi tashmë është zyrtar dhe i konfirmuar për Vizion Plus edhe nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Brazilianit i përfundonte kontrata në muajin korrik, por palët kanë vendosur të mos vazhdojnë më bashkëpunimin. Në orën 10:00, këtë të martë, në “Shtëpinë e Futbollit” do të zyrtarizohet emri i trajnerit të ri të Kombëtares.