Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja është finalistja e parë e Botërorit 2026, kjo pas fitores 0-2 ndaj Francës në Dallas. Gjysmëfinalja, e cila premtoi spektakël, nisi me ritëm të lartë nga të besuarit e De La Fuentes, të cilët arritën të fitonin një penallti me Yamal, e cila u shndërrua në gol nga Oyarzabal në minutën e 22’. “Gjelat” u munduan të gjenin golin e barazimit, por mbrojtja e “La Roja”-s ishte e pathyeshme. Në pjesën e dytë, ishte Pedro Porro, i cili pasi gjeti veten e lirë në zonë, nuk gaboi përballë Maignan. Ekipi i Deschamps provoi sërish për të rihapur lojën, por tentativat e Mbappe nuk shkuan në rrjetë. Kështu Spanja bëhet finalistja e parë e Botërorit dhe në Nju Jork do të presë fituesin e sfidës...