Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar
Është zbardhur kalendari i fazës së ligës së UEFA Champions League 2026/27, me shortin që ka rezervuar përballje spektakolare mes disa prej skuadrave më të mëdha të Europës. Faza e ligës do të nisë më 8 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 27 janar 2027, ndërsa gjatë këtyre muajve do të zhvillohen 8 javë ndeshjesh. Që në javën e parë, më 8 shtator, spikat përballja Real Madrid–Inter, ndërsa po atë mbrëmje do të luhet edhe Porto–Manchester City dhe Borussia Dortmund–Villarreal. Një ditë më pas, më 9 shtator, në fushë do të zbresin Barcelona ndaj Feyenoord, Liverpool-Atletico Madrid, Paris Saint-Germain kundër Slovan Bratislavës dhe Napoli–Arsenal. Kalendari vijon me përballje të forta gjatë gjithë fazës. Në javën e dytë, më 13 tetor, spikasin Inter–Manchester United, Galatasaray–Barcelona,...
Burimi:
javanews.al