Marc Marquez dominon dhe fiton garën sprint në Aragon, spanjolli Jorge Martin komandon renditjen

Marc Marquez dominon dhe fiton garën sprint në Aragon, spanjolli Jorge Martin komandon renditjen

29 Gusht 2026 15:24 Telesport Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e shtëpisë së tij, në Aragon, në MotoGP. Një garë e dominuar nga Marquez, që la pas vëllanë e tij Alex Marquez, i dyti me Ducati Gresini. Ata dueluan mes tyre për fitoren, ndërkohë që në podium u ngjit edhe italiani Marco Bezzecchi, i treti me Aprilia. Edhe pse u përpoq deri në fund, ai nuk arriti dot të hyjë në duelin mes dy vëllezërve Marquez. Vetëm i katërti spanjolli Pedro Acosta me KTM, që la pas patriotin e tij Jorge Martin me motorin tjetër Aprilia. Pavarësisht vendit të pestë, Martin vazhdon të komandojë renditjen e përgjithshme në MotoGP.