Skenarët e “Final Four”, ja cila prej tri skuadrave rivale kanë më shumë shanse për titullin

Skenarët e “Final Four”, ja cila prej tri skuadrave rivale kanë më shumë shanse për titullin

Adriatik BALLA Garës për titull në Kategorinë Superiore i vjen fundi nesër, me skuadrat që janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për duelet vendimtare. Me përjashtim të Dinamos, e cila nuk ka shanse teorike për të fituar titullin, tri skuadra vijojnë të jenë në garë për titullin kampion përpara ndeshjeve finale të fazës “Final 4”, që do të luhen të dielën në ora 19:00. Egnatia, AF Elbasani dhe Vllaznia do të zbresin në fushë me objektiva të qarta, ndërsa 90 minutat e fundit të sezonit do të vendosin skuadrën kampione të edicionit 2025/26. Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia do të përballet me AF Elbasanin në një duel direkt mes dy skuadrave pretendente për titullin, ndërsa në “Elbasan Arena”, Egnatia do të luajë ndaj...