Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda e Dinamos evropiane

Shuhet Kreshnik Tartari, legjenda e Dinamos evropiane

Volejbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 83-vjeçare të Kreshnik Tartarit, një prej figurave më emblematike të volejbollit shqiptar, i cili la gjurmë të pashlyeshme si lojtar, trajner dhe drejtues sportiv. Ai konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar te femrave, duke ndërtuar dhe drejtuar breza të tërë sportistesh që dominuan sportin në vend dhe u bënë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare duke e renditur Dinamon dy here mes 4 me te mirave te kontinentit. Nën drejtimin e ketij ish volejbollisti ekipi i femrave të Dinamos u shndërrua në një nga skuadrat më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar. Gjithçka nisi në vitin 1974, kur formacioni i drejtuar prej tij nisi një dominim të...