Shuhet ëndrra e Ronaldos, Spanja triumfon në derbin ‘Iberik’
Spanja ka triumfuar në limite me një rezultat minimal 0-1 në derbin ‘Iberik’, përballë Portugalisë së Ronaldos, duke siguruar kështu një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës. Ndeshja ishte një lojë shahu deri në minutat e fundit me skuadrat që treguan në fushë se e kishin studiuar kundërshtarin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, pavarësisht disa rasteve të pastra. Për Portugalinë, Cristiano Ronaldo rrezikoi në minutën e 12-të, por Unai Simon priti goditjen e tij. Në minutën e 37-të, portieri spanjoll ndali fillimisht një goditje me kokë të Joao Felix dhe më pas një tjetër tentativë të Ronaldos nga afërsia. Një rast shumë i mirë pati edhe Nuno Mendes në minutën e 41-të, kur goditja e tij u devijua në shtyllë. Edhe...
Burimi:
ntv.al