Shqipëria duhet ta marrë me patjetër! Lorent Tolaj me fanellë titullari te Bristol City, luan ndeshjen e parë zyrtare të këtij sezoni

Shqipëria duhet ta marrë me patjetër! Lorent Tolaj me fanellë titullari te Bristol City, luan ndeshjen e parë zyrtare të këtij sezoni

Lorent Tolaj ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e Bristol City, duke debutuar si titullar në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit ndaj Walsall në kuadër të EFL Cup së Anglisë. Sulmuesi me origjinë shqiptare fitoi menjëherë besimin e trajnerit, i cili e hodhi në fushë nga minuta e parë, duke i dhënë mundësinë të udhëheqë repartin ofensiv të skuadrës. 24-vjeçari iu bashkua Bristol City gjatë kësaj vere nga Plymouth Argyle, pas një sezoni mbresëlënës ku spikati si një nga sulmuesit më efikas të League One. Paraqitjet e tij bindën drejtuesit e klubit të Championship-it të investonin për transferimin e tij, ndërsa Tolaj firmosi një kontratë katërvjeçare dhe mori fanellën me numrin 9. Debutimi si titullar në ndeshjen e...