FSHF me shkresë zyrtare, tërheq mbështetjen ndaj Infantino
6 Gusht 2026 18:48 Telesport Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, përmes së cilës e njofton për revokimin e mbështetjes së saj ndaj kandidaturës së z. Gianni Infantino për një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s. Në letrën e firmosur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksohet se, pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e z. Infantino. Ky vendim vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s. Federata Shqiptare e Futbollit mbetet...
Burimi:
telesport.al