Inzaghi “mërzitet” me drejtuesit e Al-Hilal, nuk po i plotësojnë dëshirën për krahun e djathtë të sulmit
6 Gusht 2026 18:32 Telesport Al-Hilal duket se do ta mbyllë afatin kalimtar të verës pa i plotësuar një nga dëshirat kryesore trajnerit të tyre italian Simone Inzaghi. Pasi plotësoi krahun e majtë të sulmit, me transferimin e Crysencio Summerville nga West Ham për 80 milionë euro, Inzaghi ka kërkuar edhe një tjetër sulmues për krahun e djathtë. Prej javësh, Al-Hilal ka qenë në negociata me Everton për një transferim të Iliman Ndiaye, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit. Klubi saudit ka ndjekur edhe alternativa të tjera për krahun e djathtë të sulmit, por ose kanë rezultuar shumë të shtrenjta ose janë refuzuar nga klubet respektive. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon klubet saudite do të kenë një shqyrtim shumë më të rreptë...
Burimi:
telesport.al