Jose Mourinho i jep goditjen e fundit, Vinicius Junior i thotë “JO” Arsenalit dhe rinovon me Real Madrid

Jose Mourinho i jep goditjen e fundit, Vinicius Junior i thotë “JO” Arsenalit dhe rinovon me Real Madrid

Për javë të tëra e ardhmja e Vinicius Junior ishte në qendër të merkatos evropiane, por tashmë duket se saga ka marrë fund. Sulmuesi brazilian ka vendosur të vazhdojë karrierën te Real Madridi, duke refuzuar interesimin e fortë të Arsenalit dhe duke arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin spanjoll. Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e Real Madridit zhvilluan një takim vendimtar me përfaqësuesit e lojtarit, ku palët gjetën gjuhën e përbashkët pas negociatave që kishin zgjatur prej disa muajsh. Edhe pse Vinicius kërkonte një pagë më të lartë, ai pranoi ofertën e klubit, duke zgjedhur të qëndrojë në “Santiago Bernabéu”. Arsenali ishte gati të realizonte një nga transferimet më të bujshme të verës dhe kishte përgatitur një ofertë të majme për brazilianin. Megjithatë,...