Mirlind Daku bën transferimin e shumëpritur, kalon te ekipi me histori të madhe në futbollin rus
Mirlind Daku ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është larguar zyrtarisht nga Rubin Kazan dhe është prezantuar këtë të enjte si futbollisti më i ri i Spartakut të Moskës, një prej klubeve më të mëdha dhe më të titulluara në futbollin rus. Transferimi u konfirmua nga klubi i ri, duke i dhënë fund qëndrimit të Dakut te Rubin, ku ai spikati me paraqitjet dhe golat e tij. Pas sezonesh shumë të suksesshme me Rubin Kazan, ku u shndërrua në një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit rus, Daku fiton tashmë një mundësi të madhe për të luftuar për trofe me Spartakun dhe për të qenë protagonist në objektivat e klubit të Moskës. Sulmuesi pritet të ketë...
Burimi:
sportekspres.com