‘Shpërtheu’ në lot pas golit të tij të parë, zbulohet cila ishte arsyeja që e trishtoi Lionel Messin

‘Shpërtheu’ në lot pas golit të tij të parë, zbulohet cila ishte arsyeja që e trishtoi Lionel Messin

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është parë i përlotur pas shënimit të golit të tij të parë në Kupën e Botës 2026, duke shkaktuar një reagim emocional që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën. Sipas mediave ndërkombëtare, arsyeja e emocioneve të forta lidhet me shqetësimet për gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Messi, i cili raportohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Raportohet se 68-vjeçari, i cili përveç rolit familjar ka shërbyer edhe si menaxher i karrierës së sulmuesit argjentinas, ka pasur probleme shëndetësore që janë përkeqësuar kohët e fundit Ngjarja emocionale ndodhi pas ndeshjes së Argjentinës ndaj Algjerisë, ku Messi realizoi një paraqitje të shkëlqyer dhe shënoi gol në fitoren 3–0 në “Arrowhead Stadium” në Kansas City. Pas ndeshjes, vetë Messi...