Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

Vetëm pak javë para fillimit të Kupës së Botës, Manuel Nojer konfirmoi se, pas një mungese dyvjeçare nga kombëtarja gjermane, do të rikthehej për të mbrojtur portën. Ky vendim shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) mohoi kategorikisht në një deklaratë zyrtare se rikthimi i tij kishte shkaktuar konflikte të brendshme. Sipas informacioneve të siguruara, rikthimi i kapitenit të Bajernit, Manuel Nojer, ka shkaktuar “çarje të mëdha” brenda kombëtares. Raportohet se jo vetëm lojtarët e DFB ishin të pakënaqur me rikthimin e tij, por edhe trajneri i portierëve, Andreas Kronenberg. Sipas raportimit, Kronenberg madje kishte menduar të jepte dorëheqjen.Federata Gjermane e Futbollit (DFB) siguroi se këto pretendime nuk janë të vërteta. “DFB mohon se Julian Nagelsman ka vepruar në mënyrë...