Ekipi debutues befason Leverkusen, Nkunku jep asist pas një minute në fushë (video)
29 Gusht 2026 17:30 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e drekës për javën e parë në Bundesligë. Debutuesit e Bundesligës, Elversberg e kanë nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 3-2 ndaj Bayer Leverkusen. Të mendosh që Elversberg ka një stadium vetëm prej 10.000 vendesh. SHIKOGOLA Leipzig e ka nisur po ashtu me fitore sezonin e ri, duke mposhtur 3-0 Borussia Monchengladbach. Christopher Nkunku debuton me asist, vetëm pas një minute në fushë, duke asistuar për Rocco Reitz, për golin e tretë. SHIKOGOLAT Në ndeshjet e tjera, Koln fitoi 3-2 ndaj Hoffenheim. Union Berlin barazoi 3-3 në fund ndaj Eintracht Frankfurt. Mainz-Paderborn, 0-0. Në orën 18:30, Dortmund takohet me Hamburger SV në “Signal Iduna Park”.
Burimi:
telesport.al