Julian Alvarez bisedon personalisht me Arteta-n dhe i tregon vendimin e rëndësishëm që ka marrë
29 Gusht 2026 16:45 Telesport Julian Alvarez nuk do të transferohet tek Arsenal, edhe pse të dy klubet kanë rënë parimisht dakord për transferimin e mundshëm të argjentinasit drejt Londrës. Sipas The Athletic, Julian Alvarez ka biseduar personalisht me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta-n dhe e ka vënë në dijeni që nuk e mendon transferimin drejt Londrës. “Ai nuk po tregon shenja se dëshiron të nënshkruajë për Arsenalin. Ai ka folur me Arteta-n dhe i ka thënë se nuk dëshiron të vijë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë, por asgjë nuk është konkrete. Ka pak shanse,” thuhet në raportimin e The Athletic.
Burimi:
telesport.al