Shkëlqeu në Botëror me Marokun, 18 vjeçari Bouadi pranë Sitit
Mesfushori maroken i lindur në Senlis, Francë, gati për hapin e madh në karrierë. Një klub i madh si Siti e ka në plane. Mançester Siti po ndërmerr veprime duke pasur parasysh largimin e afërt të Rodrit: klubi anglez thuhet se është afër blerjes së Ajoub Bouadi të Lilë. Marrëveshja për mesfushorin mund të mbyllet për rreth 80-85 milionë euro. Klubet po finalizojnë detajet dhe më pas do të diskutojnë kushtet përfundimtare të kontratës me lojtarin dhe shoqëruesit e tij. Mbyllja pritet në ditët në vijim. Post navigation
Burimi:
sportiim.al