Zgjedhjet në Federatën Italiane, zyrtarizohen kandidaturat; Giovanni Malago dhe Giancarlo Abete
Data 13 maj ishte afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave në zgjedhjet për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit që do të mbahen në 22 qershor. Dhe në fakt këtë të mërkurë u zyrtarizuan 2 kandidaturat për këtë garë që janë Giovanni Malago dhe Giancarlo Abete. Giovanni Malago, që gëzon mbështetjen e Lega Serie A dhe B, Shoqatës së Futbollistëve dhe Trajnerëve, në mbrëmjen e së martës deklaroi se do të vendoste kandidaturën e tij për të pasuar Gabriele Gravinën të dorëhequr dhe në fakt paraditen e kësaj të mërkure ai e depozitoi kandidaturën përmes të deleguarit të tij. Po këtë të mërkurë depozitoi kandidaturën e tij edhe Giancarlo Abete, aktualisht presidenti i Ligës së Futbollit Amator, me këtë të fundit që...
Burimi:
top-channel.tv