Vlahovic dhe fraza që tërboi Juventusin: Pse duhet të paguhem njësoj si David?
Juventusi dhe Dusan Vlahovic ndërprenë përfundimisht tratativat për rinovimin e kontratës për shkak të pretendimeve të futbollistit por pika që theu vazon rezultoi një frazë e thënë nga vetë sulmuesit serb që u zbulua nga ‘Tuttosport’: ‘Po përse unë duhet të paguhem si David?’. Një frazë kjo që i referohej shifrës prej 6 milionë që iu garantuan kanadezit verën e kaluar për t’u transferuar në Torino dhe që ishte edhe baza e kontratës së re për Vlahovic. Shumë pak për sulmuesin që e refuzoi propozimin me sarkazëm duke këmbëngulur për pagën prej 8 milionë eurove që ka kërkuar që në fillim. Një sarkazëm që nuk iu pëlqeu aspak drejtuesve të Juventusin që shkruan fjalën ‘Fund’ në tratativat pa bërë aspak ndonjë tentativë tjerët. Zgjidh e...
Burimi:
top-channel.tv