Tragjedi në Ksamil/ Babai godet aksidentalisht vajzën 4-vjeçare me makinë, fëmija humb jetën (EMRI)

Tragjedi në Ksamil/ Babai godet aksidentalisht vajzën 4-vjeçare me makinë, fëmija humb jetën (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, babai i vajzës, Ergys Marku, ka goditur aksidentalisht të bijën, A.M. Pavarësisht ndërhyrjes, 4-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj. Njoftimi i Policisë: Ksamil/ Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., duke kryer manovrën e parkimit me...