Video/ Momenti epik gjatë festimeve të titullit të Interit, Calhanoglu ‘flak’ nga autobusi fanellën e Milanit
Interi zhvilloi paradën e dy trofetë e fituar këtë sezon, Scudetton dhe Kupën e Italisë. Një moment pikant ishte kur mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu iu hodh një fanellë e Milanit. Në momentin kur ai e pa se çfarë po mbante në dorë, e ‘flaku’ menjëherë tutje. Calhanoglu ishte një lojtar i Milanit përpara se t’i bashkohej zikaltërve në vitin 2021 dhe që atëherë, përplasjet mes tij dhe tifozerisë kuqezi kanë qenë të shumta. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv