Triumfi i dyfishtë i Interit në Itali, Marotta ‘thumbon’ kuqezinjtë e Milanit: Jemi i vetmi klub në këtë qytet me dy yje
Atmosferë festive te Inter në Arena Civica të Milanos, ku skuadra zikaltër festoi para mijëra tifozëve fitimin e dy trofeve madhorë, Scudetto-s dhe Kupës së Italisë. Pas një ndeshjeje simbolike kundër Legjendave Nerazzurre, ekipi i drejtuar nga Cristian Chivu zhvilloi një seancë stërvitore që u kthye në një paradë të vërtetë për tifozët. Në aktivitet munguan disa prej yjeve të ekipit, mes tyre Hakan Çalhanoğlu, Marcus Thuram dhe Denzel Dumfries, të cilët janë liruar përpara angazhimeve të Kupës së Botës. Para nisjes së ceremonisë, presidenti i klubit Beppe Marotta mbajti një fjalim ku nuk munguan edhe thumbat ndaj rivalëve të qytetit, Milan. “Ne donim të festonim në këtë arenë, ikonë të qytetit, sepse ne jemi skuadra e Milanos, i vetmi klub me dy yje. Në...
Burimi:
top-channel.tv