“Trego respekt”/ Fabregas ‘shpërthen’ ndaj Zanettit: Nico Paz nuk do të luajë me Interin! Ose do shkojë te Reali, ose…

“Trego respekt”/ Fabregas ‘shpërthen’ ndaj Zanettit: Nico Paz nuk do të luajë me Interin! Ose do shkojë te Reali, ose…

Deklaratat e Javier Zanetti për talentin argjentinas Nico Paz kanë shkaktuar reagim të fortë nga trajneri i Comos, Cesc Fàbregas. Zanetti kishte vlerësuar publikisht mesfushorin e ri duke deklaruar se ai është në rrugën e duhur për t’u bërë një lojtar i madh dhe se futbollistë të tillë kërkohen nga klubet më të mëdha. Por këto komente nuk janë pritur mirë nga Fàbregas, i cili kërkoi më shumë respekt për situatën kontraktuale të lojtarit. Trajneri spanjoll reagoi ashpër në konferencë për shtyp, duke theksuar se vetëm Real Madrid dhe Como kanë të drejtë të flasin për të ardhmen e lojtarit. “Zanetti ka qenë një figurë shumë e rëndësishme në futboll dhe i njeh mirë këto dinamika. Por Nico është 50% lojtar i Comos dhe i...