Torino e Ismajlit e papërmbajtshme në shtëpi, mposht Sassuolon me përmbysje
Java e 36 e Serie A u hap me fitoren e Torinos që konfirmohet si një skuadër solide me trajnerin D’Aversa në pankinë. Skuadra granata arriti të mposhtë me përmbysje Sassuolon me rezultatin 2-1 duke marrë 3 pikët e kësaj përballjeje. Të dyja skuadrat e nisën me sulm ndeshjen, por shënjestra nuk ishte ajo e duhura, Njie goditi tramversën, ndërsa Pinamonti e Laurentie shpërdoruan mundësi të mira. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe Torino e mbylli më mirë pjesën e parë duke iu afruar golit me Simeonen dhe Pratin. Në fillimin e pjesës së dytë, Sassuolo e befasoi Torinon teksa shënoi në minutën e 51 me Thorsvedt pas një asisti të Lipanit. Por Torino reagoi dhe me hyrjen në fushë të Duvan Zapatës iu afrua golit:...
Burimi:
top-channel.tv