‘Tare dhe Allegri, burra të vërtetë. Ibra, e keqja absolute’/ Tifozët e Milanit vijojnë kontestimin ndaj klubit

‘Tare dhe Allegri, burra të vërtetë. Ibra, e keqja absolute’/ Tifozët e Milanit vijojnë kontestimin ndaj klubit

Gerry Cardinale nisi revolucionin te Milani, por grupimet e organizuar të tifozëve vijojnë të kontestojnë klubin kuqezi. Në orët e natës janë shpalosur parulla të tjera pranë San Siros dhe në shënjestër është sërish Zlatan Ibrahimovic që do të jetë njeriu i fortë i Milanit në epokën e re. ‘Ibra, e keqja absolute, Allegri dhe Tare, të vetmit burra të vërtetë-lexohej në një nga parullat e shpalosura. Ish Drejtori Sportiv dhe ish trajneri edhe njëherë merren në mbrojtje nga tifozët, siç kishte ndodhur edhe në manifestimin që ndodhi përpara ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës në 10 maj. Por si Igli Tare ashtu edhe Massimiliano Allegri u larguan nga postet e tyre ditën e hënë. Po kështu vijon fushata kundër Cardinale ndërkohë që nuk kursehen as...