Suksesi historik me dopietë, Chivu nuk i fsheh emocionet: Kur punon me lojtarë kaq fantastikë, gjithçka bëhet më e thjeshtë

Suksesi historik me dopietë, Chivu nuk i fsheh emocionet: Kur punon me lojtarë kaq fantastikë, gjithçka bëhet më e thjeshtë

Interi ka ngritur trofeun e Serie A në “San Siro”, duke kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm me dopietën, Scudetton dhe Coppa Italia. Trajneri Cristian Chivu, në prononcimin për DAZN, u shpreh i kënaqur me suksesin e arritur, duke theksuar se gjithçka është rezultat i punës së një grupi të bashkuar dhe ambicioz. “Unë bëj pjesën time dhe përpiqem të përcjell entuziazëm, motivim dhe ambicie. Kur punon me lojtarë kaq fantastikë, gjithçka bëhet më e thjeshtë. Këto dy trofe janë rezultat i një grupi që ka punuar shumë,” tha Chivu. Ndryshe nga finalja e Coppa Italias në “Olimpico”, këtë herë ai e ngriti trofeun personalisht së bashku me kapitenin Lautaro Martínez, duke e përshkruar momentin si spontan dhe të paplanifikuar. Duke folur për rrugëtimin e sezonit,...