Serie A/ Milan dhe Juventus, nata e së vërtetës, Gasperini duhet vetëm të fitojë, finale thriller për mbijetesën
Mbrëmja e kësaj të diele është ajo e verdikteve. Serie A do të dekretojë edhe dy skuadrat e fundit që do të luajnë në Ligën e Kampioneve të sezonit 2026/27 në një finale thriller; Milan e Roma nuk mund të gabojnë në ndeshjet e tyre kundër Cagliarit(në San Siro) dhe Veronës(në Bendegodi). Tensionet do të jenë në nivele të larta me Juventusin dhe Comon që janë gati të përfitojnë nga një hap fals i tyre. Bardhezinjtë që vijnë pas një javë të komplikuar dhe me shumë zëra në lidhje me bordin drejtues të klubut, do të luajnë ndaj Torino në një derbi shumë të ndezur. Spalletti do të duhet të bëjë pa Kenan Yildiz dhe ndoshta edhe pa Vlahovic; për Juventusin do të jetë e...
Burimi:
top-channel.tv