Serie A, Inter e mbyll me një barazim në Bologna, Diouf shpëton kampionët në fund
Në një klimë të paevitueshme si dita e fundit e shkollës dhe të përshëndetjes së shumë lojtarëve, sfida mes Bolognas dhe Interit përfundoi me barazim 3-3 me skuadrat që morën nga 1 pikë në ndeshjen e fundit të kampionatit. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se kjo ndeshje u mbyll me duartrokitjet të dedikuara për ata që janë gati për të lënë skuadrat e tyre; nga Italiano te De Silvestri për Bolognan dhe Mkhitaryan e De Vrij për Interin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 22 dhe ishte Interi ai që e bëri me golin e Dimarcos që festoi në mënyrën më të mirë të mundshme çmimin MVP i Serie A. Po avantazhi i zikaltërve zgjati vetëm 3 minuta pasi Bologna barazoi me...
Burimi:
top-channel.tv