Roma-Claudio Ranieri zyrtarizohet ‘divorci’: Besim i plotë te Gasperini
Tani është zyrtare; Claudio Ranieri dhe Roma ndajnë rrugët menjëherë. Klubi verdhekuq doli me një komunikatë për shtyp për të komunikuar largimin e 74 vjeçarit nga posti i tij si këshilltar i familjes Friedkin. ‘Roma bën të ditur se raporti me Claudio Ranierin u mbyll. Klubi dëshiron të falenderojë Claudio Ranierin për kontributin e tij domëthënës te Roma. E drejtoi skuadrën në një moment të vështirë dhe do t’i jemi gjithnjë mirënjohës për përpjekjet e tij-theksohet në komunikatën e klubit verdhekuq-Duke parë drejt së ardhmes, drejtimi ynë është i qartë. Klubi është solid, me një lidership të fortë dhe një vizion të përcaktuar mirë. Roma do të jetë gjithnjë e para. Kemi besim të plotë te rrugëtimi që na pret nën drejtimin e teknikut Gian...
Burimi:
top-channel.tv