Rafael Leao zbulon: Prej muajsh kam luajtur në një pozicion që nuk është i imi, kam nevojë për një sfidë të re
‘Kam nevojë për një sfidë të re’-Rafael Leao këmbëngul dhe konfirmon dëshirën e tij për t’u larguar nga Milani këtë verë që do të karakterizohet nga revolucioni i radhës i klubit kuqezi. ‘Kam fituar 2 trofe në Itali, për futbollin tim Premier League apo La Liga do të rrisnin më shumë vlerën e talentit tim-ishin fjalët e portugezit për Sport TV-nëse do të më jepej mundësia nga Premier League do të isha shumë i kënaqur’ Leao i ka idetë e qarta për të ardhmen ashtu sikurse edhe për sezonin që sapo mbylli nën urdhrat e Allegrit. ‘Ishte një sezon i vështirë-vijoi portugezi-kam luajtur i dëmtuar në pubalgji për 4-5 muaj, sistemi taktik nuk më ndihmonte. E ndjeja se mund të bëja diferencën, por mënyra sesi...
Burimi:
top-channel.tv