‘Një pilot i F1 do një tipe me pagesë’/Dalin detaje të reja nga hetimet për skandalin me eskortat dhe festat në Milano
Ishte denoncimi i një punonjëseje të një lokali ai që zbuloi sistemin e mbajtjes së festave me eskorta luksi në Milano ku në qendër të tyre janë futbollistët e Serie A dhe jo vetëm. Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e jetës së natës milaneze dhe në përgjimet e siguruara nga hetuesit të përfshira në aktet e tyre dëgjohej edhe fraza: ‘Është një miku im pilot i Formula 1 që vjen këtu në Milano sonte, do një tipe me pagesë’ Nën hetim është një rrjet i administruar nga një çift bashkëshortësh dhe dy bashkëpunëtorë, që të katërt janë aktualisht në arrest shtëpie. Protagonistët vepronin përmes një kompanie në Cinisello Balsamo pranë Milanos; sipas ‘La Repubblica’, në rrjetet...
Burimi:
top-channel.tv