Në Milano janë të sigurt, kuqezinjtë zgjedhin trajnerin që u shpall kampion në Europë për sezonin e ardhshëm

Në Milano janë të sigurt, kuqezinjtë zgjedhin trajnerin që u shpall kampion në Europë për sezonin e ardhshëm

Milani duket se ka gjetur trajnerin që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri. Sipas raportimeve, Oliver Glasner është emri që ka bindur më së shumti drejtuesit kuqezi, përfshirë Zlatan Ibrahimovicin dhe drejtuesit e RedBird, gjatë procesit të gjatë të përzgjedhjes së pasuesit të Massimiliano Allegrit. Megjithëse ende mungon firma zyrtare, marrëveshja mes palëve konsiderohet praktikisht e mbyllur. Glasner pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me një pagë prej rreth 5 milionë eurosh në sezon, përfshirë bonuset. Mes objektivave kryesorë të vendosur në kontratë është rikthimi i Milanit në Ligën e Kampionëve. Trajneri austriak ka pranuar ofertën e klubit lombard, i joshur nga historia dhe prestigji i Milanit. Ai pritet të marrë drejtimin e skuadrës pavarësisht se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar...