Beyoncé përballet me padi për shkelje të pronësisë intelektuale

Beyoncé përballet me padi për shkelje të pronësisë intelektuale

Ylli amerikan i muzikës, Beyoncé, po përballet me një proces gjyqësor pas padisë së ngritur nga kompania “Hirose Enterprise” dhe producenti Shuji Hirose. Beyoncé akuzohet për shkelje të pronësisë intelektuale lidhur me këngën “Alien Superstar”, pjesë e albumit të saj të vitit 2022, “Renaissance”. Sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, në hyrje të këngës është përdorur pa leje një sekuencë vokale nga projekti “Moonraker” i artistit John Holiday. Paditësit pretendojnë se ekipi i këngëtares mori miratimin e Holiday vetëm pas publikimit të këngës. Megjithatë, sipas tyre, artisti i kishte transferuar të drejtat autoriale te kompania disa vite më parë dhe, për këtë arsye, nuk kishte më autoritet ligjor për të dhënë licencën. Përmes padisë kërkohet ndalimi i përfitimeve financiare nga përdorimi i kësaj pjese muzikore,...