320 figura të Mozartit të artë, 210 prej tyre vidhen në Salzburg
Një ekspozitë publike e artistit gjerman Ottmar Hörl, e cila përfshinte 320 figura të Mozartit me ngjyrë ari, ka përfunduar para kohe pas një vjedhjeje masive në Salzburg. Nga Kopshtet Mirabell janë zhdukur 210 prej skulpturave, njoftoi të mërkurën Fondacioni Ndërkombëtar Mozarteum. “Gjëja më e keqe për një artist është kur vepra e tij zhduket”, tha Hörl për dpa, duke shprehur shqetësimin edhe për mungesën e respektit ndaj punës së tij. Skulpturat, rreth 50 centimetra të larta, u vendosën në mesin e korrikut në disa hapësira të Salzburgut, përfshirë Kopshtet Mirabell, një nga pikat më të frekuentuara nga turistët. Instalacioni u organizua për të shënuar 270-vjetorin e lindjes së kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart, në bashkëpunim me Fondacionin Mozarteum. Hörl nuk beson se figurat janë marrë...
Burimi:
kultplus.com