Qeveria ndan 100 mijë euro për DokuFestin
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Vendimi është marrë në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, të zhvilluar më 13 gusht 2026. Sipas Qeverisë, mbështetja financiare për festivalin përbën investim në promovimin ndërkombëtar të Kosovës, duke marrë parasysh se DokuFesti tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme. Në arsyetimin e vendimit thuhet se festivali krijon hapësirë për prezantimin e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar. Qeveria vlerëson gjithashtu se përmes reputacionit dhe shtrirjes së tij ndërkombëtare, DokuFesti kontribuon në forcimin e imazhit të Kosovës si vend me skenë kulturore dinamike, shoqëri të hapur dhe potencial turistik...
Burimi:
kultplus.com