Eqrem Çabej, figurë e shquar e gjuhësisë shqiptare

Eqrem Çabej, figurë e shquar e gjuhësisë shqiptare

46 vite më parë, më 13 gusht 1980, u nda nga jeta një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare Eqrem Çabej. Ai lindi më 6 gusht të vitit 1908. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, prej 1915 e deri më 1920. Braktisi fakultetin e mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet. Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare në Universitetin e Vjenës 25-vjeçari u kthye në Shqipëri, me dëshirën e madhe për të dhënë kontributin e tij në atdhe. Si fillim punoi si mësues në disa shkolla të mesme. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit...