Napoli bën zgjedhjen, Vincenzo Italiano shihet si pasuesi i Contes
Napoli e ka seriozisht me Vincenzo Italianon, ky është pasuesi i Contes i zgjedhur nga Aurelio De Laurentiis i cili është takuar me teknikun në Romë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori Sportiv i Napolit, Giovanni Manna dhe agjenti i Italianos, Fali Ramadani. Objektivi i këtij takimi është arritja e një marrëveshjeje ekonomike me De Laurentiis që ka vendosur t’i besojë pikërisht ish trajnerit të Fiorentinës për të nisur një cikël të ri. Në tryezën e bisedimeve mësohet se është paraqitur një kontratë 2 vjeçare me opsionin e rinovimit të mundshëm për një sezon të tretë me pagë rreth 3 milionë euro. Alternativa për Italianon, mbetet Massimiliano Allegri që ditën e hënë u shkarkua nga posti i trajnerit të Milanit pas dështimit të...
Burimi:
top-channel.tv